Ja si do të legalizohen

15/01/2005 Vetëdeklarimi, i detyrueshëm edhe për banorët e ndërtimeve pa leje sporadike në zonat urbane
Ja si do të legalizohen
ndërtimet në zonat urbane
Denisa Xhoga
Vetëdeklarimin duhet të kryejnë dhe ata kryefamiljarë që kanë bërë ndërtime pa leje në zonat urbane, në mënyrë sporadike brenda në qytet. Legalizmi i këtyre ndërtesave është i ndryshëm nga legalizmi i ndërtesave në zonat informale, i ndryshëm nga shtesat anësore të pallateve të ndërtuara para vitit '92, apo nga katet shtesë të pallateve të ndërtuara pas këtij viti. Edhe për ata që kanë ndërtuar në zonat urbane, një dyqan, apo një vilë mes një blloku pallatesh duhet të bëhet vetëdeklarimi. Pasi të jetë bërë ky proces, këtyre qytetarëve njësitë vendore, bashkitë, komunat, apo njësitë administrative do t'ju kërkojnë dokumentacione të tjera. Por, legalizmi i këtyre ndërtesave nuk do të bëhet sipas ligjit të legalizmit, por sipas ligjit ekzistues "Ligji i Ri i Urbanistikës", së vitit 1998, përmirësuar sërish para dy viteve. Legalizimi i ndërtesave sporadike do të bëhet edhe sipas një dokumenti tjetër, atij të planeve urbane të qyteteve, apo komunave. Urbanistët shprehen se edhe aktualisht këto ndërtesa mund të legalizohen me ligjin që ekzistonte. Por, banorët nuk kanë qenë të interesuar dhe nuk kanë kërkuar në bashki të legalizojnë ndërtime të tilla, duke shpresuar përherë për një "amnisti" të përgjithshme.
"Edhe këto ndërtesa do të vetëdeklarohen", thotë Eduart Cane, drejtor i Agjencisë së Urbanizimit të Zonave Informale. Ndërkohë urbanistë të njësive vendore shpjegojnë se legalizimi i këtyre ndërtesave do të ishte krejt i arritshëm, nëse planet urbanistike të qyteteve do të ishin gati. Tirana ka një plan urbanistik të vitit 1998, i cili është tepër i vjetër dhe s'mund të merret bazë. Por, vetëdeklarimi do të ndihmojë në plotësimin e këtij plani urbanistik, apo më saktë hartës së qytetit.
Kondicionet që duhen plotësuar sipas ligjit
Kur dy shtëpitë janë njëkatëshe, largësia mes të dyjave duhet të jetë katër metra, pastaj për çdo kat mbi shtohet largësia edhe 2 metra të tjerë. Kështu nëse janë dy ndërtesa dykatëshe, largësia minimle duhet të jetë 6 metra. Nëse dy faqet janë kallkan (në gjuhën e inxhinierëve), pa dritare, dy ndërtesat mund të jenë edhe ngjitur me njëra-tjetrën, s'ka problem. Por, kondicioni që është shkelur më tepër nga të gjitha familjet-inxhiniere është largësia nga rruga. Minimalisht kjo largësi duhet të jetë 5 metra, thonë urbanistët. Këto janë kushtet urbanistike që duhet të plotësojë një ndërtim për t'u legalizuar.
Dokumentet
Dosja që do të përgatisë pronari i këtyre shtëpive të bëra aty-këtu nëpër qytet duhet të përmbajë çertifikatën familjare, vitin e ndërtimit, nëse tokën ia ka blerë pronarit, duhet të marrë çertifikatë pronësie nga Zyra e Pasurisë së Paluajtshme. Ka ndërtime që janë bërë në tokë shtetërore, me pronar, por dhe që nuk ju njihet fare pronari. Përveç dokumentit të pronësisë, dosja duhet të përmbajë dhe projektin e ndërtimit të bërë, azhornimin e studimit, deklaratat e komshive, si dhe nëse e kanë studimin sizmik dhe kontratën me firmën, që ka bërë ndërtimin. Në fakt gati të gjitha këto ndërtime janë bërë vet, pa firmë ndërtimi, por dhe sikur këto firma nuk janë të interesuara që të bëjnë kontratë, pasi tatohen për punën e bërë. Sidoqoftë, nëse je brenda kushteve urbanistike dhe çështja e pronësisë është e zgjidhur, ky proces s'është i arritshëm.
Kondicionet urbanistike sipas ligjit të '98
Largësia mes dy ndërtesa 1-katëshe 4 metra
Më pas për çdo kat mbi largësia shtohet me 2 metra
Largësia mes dy ndërtesa dykatëshe 6 metra
Largësia nga rruga minimalisht 5 metra
Dokumetacioni:
Çertifikatë pronësie nga Zyra e Pasurisë së Paluajtshme
Projektin e ndërtimit të bërë
Azhornimin e studimit
Deklaratat e komshive
Kontratën me firmën ndërtuese
Kondicionet urbanistike sipas ligjit
Të gjitha qytetet dhe Bashkitë kanë plane urbanistike të miratuara para viteve '90. Këto plane urbanistike tepër të vjetra janë ende në fuqi. Ndërtimet dhe zhvillimet urbane kanë ecur shumë, duke evoluar para studimeve dhe ligjeve. Kjo ka bërë që ndërtimet e bëra pas viteve '90 të jenë krejt kaotike. Ndërkohë idetë e para për hartimin e planeve urbanistike janë hedhur. Për Tiranën ka dy plane urbanistike ende në shqyrtim. Është ai i Tiranës së Madhe, që planifikon se si do të jetë kryeqyteti deri në vitin 2017, hartuar nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit katër vite më parë, mbetur ende në letër dhe një tjetër që po përgatisin urbanistët e Bashkisë. Këto dy plane urbanistike japin zgjidhje të ndryshme për disa çështje kryesore të urbanistikës dhe infrastrukturës së Tiranës. Megjithatë, të dy plan-idetë janë në diskutim e sipër. Prej dy vjetësh, një grup arkitektësh dhe urbanistë të Departamentit të Planifikimit Urban në Bashkinë e Tiranës po punojnë për hartimin e Planit Rregullues të Tiranës. Mendohet të jetë një punë që mund të zgjasë 3 deri 5 vjet, ku natyra njerëzore do të vizatojë në harta zhvendosjen e zhvillimit drejt periferive, kryesisht drejt veriut. Ndërkohë pavarësisht nga planet rregulluese, kryesisht për këto ndërtime sporadike kushtet janë të përcaktuara, vijat e rrugëve kryesore dhe dytësore. Bashkia ka marrë përsipër që të hartojë një plan rregullues që t'i shtrijë efektet deri në 20 vjet. Pikat e nxehta të këtij plani urbanistikë janë periferitë, ku janë shtrirë dhe zonat informale, por procesi i legalizmit duket se do t'jua lehtësoj shumë punën urbanistëve të Bashkisë për hartimin e këtij plani.
UDHËZIME
Deklaruesi të plotësojë me shkrim të qartë dhe pa korrigjime:
Në rubrikën A, "Të dhëna vetjake të zotëruesit të objektit" gjeneralitetet e tij. Deklarimi bëhet nga kryefamiljari i familjes, kur objekt deklarimi është banesa. Në rastet e banesave shumëkatëshe apo tip vile dhe kur në to banojnë dy ose më shumë familje, deklarimi nënshkruhet nga të gjithë kryefamiljarët dhe depozitohet me certifikatë familjare të secilit kryefamiljar. Në këtë rast deklaruesit konsiderohen bashkëpronarë të banesës që posedojnë. Funksionin e objektit, ku saktësohet: banimi, arsimor, shëndetësor, tregtimi, shërbimi, apo destinacion tjetër. Kur banesa ka edhe sipërfaqe me funksion jo banimi, në aneksin "Funksioni i objektit shënohet "ndërtim me funksion të përzier" dhe përcaktohen funksioni i sipërfaqes jo banimi.
Psh., ndërtim me funksion të përzier kati përdhes magazinë tregtimi. Vitin e saktë të ndërtimit të objektit.
Në rubrikën B, "Lloji i pronësisë, mbi të cilin është ndërtuar", duke shënuar me kryq pikën 1, "pronë private", kur prona mbi të cilën ndodhet ndërtimi është pronë private e tij, e vërtetuar nga certifikata e pronësisë e lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në këtë rast deklaruesi depoziton bashkalidhur fotokopje të certifikatës së pronësisë. Nëse deklaruesi nuk ka ndërtuar mbi pronën private të tij, shënon me kryq pikën 3, "Pa njohje pronësie".
Në rubrikën C, "Të dhëna urbanistike për objektin":
"Sipërfaqen e zënë", ku shënohet sipërfaqja totale e tokës që deklaruesi posedon, në të cilën përfshihet sipërfaqja e ndërtimit, plus sipërfaqen e oborrit që ka në përdorim. "Sipërfaqen e ndërtimit", ku shënohet sipërfaqja e bazës së objektit (katit përdhe). "Kufizimet", ku shqënohet emri i poseduesit të pronës kufitare, sipas pozicionit gjeografik.
Në rubrikën D, "Të dhëna ndërtimore për objektin". Numrin e kateve mbi dhe nën tokë të objektit, lartësinë e përgjithshme të objektit, volumin dhe lIojin e mbulesës (me çati, soletë etj.). "Hyrjen kryesore", për ndërtimet me funksion banimi. "Hyrjet e shërbimit", për ndërtimet me funksione të tjera. Në rastet e banesave, ku përfshihen edhe ambiente jo banimi, veçohet hyrja e kësaj të fundit. "Kushte të veçanta", nëse ka, me të dhëna specifike të objektit, si psh: ndryshime të sipërfaqes së ndërtimit në kate, ndryshime të funksionit të objektit në kate, pjesë të papërfunduara të objektit, pozicioni i vendosjes së objektit në lidhje me objektet kufitare, si kallkan etj.
Nëse objekti, për të cilin kërkohet legalizimi, ka projektues apo zbatues, të deklarohen gjeneralitetet dhe numrat e liçensave së tyre. Anekset "Adresa e truallit të ndërtimit", "Distanca nga aksi i rrugës" . "Distanca nga trotuari" dhe "koefiçenti i shfrytëzimit të truallit" të formularit "Vetëdeklarim për legalizim", të plotësohen nga Njësia e Legalizimit. Formulari "Vetëdeklarim për legalizim", plotësohet nga çdo shtetas që ka përfunduar një ndërtim pa leje deri në çastin e hyrjes në fuqi të ligjit 9304, datë 28.10.2004. Deklarohen si objekte që kërkojnë legalizim këto ndërtime: banesa tip vile ose shumëkatëshe, shkolla, kopshte apo çerdhe, klinikë apo farmaci si dhe
ndërtimet me destinacione të tjera, të ndërtuara nga pronari i tokës mbi pronën e tij.