Mançini: E presim edhe Totin

15/01/2005
Roberto Mançini thërret Totin në klubin zikaltër: “Besoj se për Romën do të thotë shumë, është më tepër se sa një lojtar i thjeshtë, ka thënë trajneri interist. Në qoftë se nuk di se ku të shkojë, në qoftë se nuk është i vendosur për të ardhmen e tij, duhet të dijë që stimën tonë e ka”. Ndërsa, sot ka transfertën në Rexhi Kalabria: “Tridhëmbëshi është një gjë që unë e kam patur përherë në mendje, por mund të sjellë edhe ndonjë rrezik”. Pas deklaratave të Totit, trajneri i Interit është i gatshëm që të stërvisë kapitenin e Romës: “Besoj se Toti më pëlqen, ka deklaruar trajneri, më pëlqen mua ashtu si mundet t’i pëlqejë të gjithëve, trajnerëve dhe të gjithë presidentëve. Në qoftë se është i pavendosur për të ardhmen e tij duhet të dijë që ka stimën tonë”. Në shtëpinë zikaltër flitet shumë edhe për kampionatin. Për të vazhduar arrijtjen e Juves dhe të Milanit, nevojiten shumë fitore, kështuqë pas tre fitoreve Interi do të mundohet të marrë tre pikë edhe kundër Rexhinës. “Një skuadër shumë e rrezikshme. E vetmja që ka mundur Juven në kampionat dhe sigurisht që duhet një Inter shumë i madh për të arritur fitoren”. Në ditët e kaluara është folur shumë për Interin me tre sulmues, një formulë që i pëlqen shumë edhe Mançinit: “Është një gjë që e kam patur në mendje nga fillimi i sezonit dhe jo vetëm tani. Kam një repart sulmi shumë në formë. Por duke vendosur tre sulmues është diçka e rrezikshme, sepse mund të gjendesh me pak lojtarë në mbrojtje”. Në “Granilo” nuk do të luaj që nga minuta e parë, Sabastian Veron, i cili ka akoma nevojë për kohë për t’u kthyer në formën e tij: “Është një lojtar klasi, është më mirë, por duhet të arrijë gjendjen e tij pak nga pak. Dhe kështu është e vështirë që në një ndeshje të vështirë dhe të fortë të futet nga minuta e parë”.