Me aftësi të kufizuara:
14/01/2005 Subashi premton që kërkesat e tyre do të zgjidhen nëpërmjet akteve normative të Kodit Zgjedhor
Me aftësi të kufizuara:
Dua të votoj edhe unë
Denisa Xhoga
Do të ketë lehtësira për të votuar edhe personat me aftësi të kufizuara. Zyrtarisht, në zgjedhjet lokale të vitit 2003, nuk kanë marrë pjesë rreth 17.59 për qind e njerëzve me aftësi të kufizuara. Fondacioni Shqiptar i të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, FSHDPAK, ka ndërmarrë një studim mbi procesin e votimit në pesë rrethe Tiranë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, me rreth 800 vetë. Dje është bërë një takim mes hartuesëve të këtij studimi, FSHDPAK dhe specialistëve të Kodit Zgjedhor. FSHDPAK kërkoi që në aktet nënligjore, që do të përgatiten për të plotësuar Kodin Zgjedhor, të merren parasysh dhe të drejtat e këtyre personave, aplikimi i votimit dhe jashtë qendrave të votimit, evidentimin dhe plotësimin e kodit zgjedhor, përgatitja e fletëve të votimit të posaçme për të verbërit. Dëshira Subashi premtoi se do t'i bëjë prezent kërkesat e tyre dhe në aktet normative dhe udhëzimet do të merret parasysh dhe e drejta e tyre për të votuar. Ndërkohë u vendos që për të plotësuar listat e zgjedhësve për emrat e tyre të shikoheshin listat e Sigurimeve Shoqërore. Nga të intervistuarit, 72.5 për qind s'kanë marrë pjesë në votim, 34.5 për qind s'kanë patur emrat në listat e votuesëve dhe vetëm 27.5 për qind e personave me aftësi të kufizuara e ushtrojnë të drejtën e zgjedhjeve. Nga sondazhet e bëra, 22.9 për qind kanë kërkuar që për ta të lejohen kuti të lëvizshme, 52.8 për qind kanë dëshiruar qendra votimi të përshtatshme për ta dhe 24.3 për qind kanë kërkuar të votuarit nëpërmjet një përfaqësuesi. Në zonat ku është shtrirë studimi kanë qenë të regjsitruar me aftësi të kufizuar të grupit të tretë në Tiranë 3387 vetë, në Elbasan, 2600 vetë, në Librazhd 200 vetë, në Pogradec 720 vetë. Sipas grupmoshave, personat nga 40 deri 50 vjeç zënë 26.8 për qind, 30 deri 40 për qind 23 për qind. Moshat mbi 70 vjeç, 20.5 për qind dhe moshat mbi 18 vjeç deri 30 vjeç zënë 15 për qind.
SONDAZHI
Studimi i shtrirë në Tiranë, Elbasan, Librazhd, Pogradec
Të intervistuar 800 persona
72.5% s'kanë marrë pjesë në votim
Prej tyre 34.5% s'kanë patur emrat në listat e votimit
27.5 kanë ushtruar të drejtën e zgjedhjes
Rama: Investimet në shkolla, sipas të ardhurave
“Ne jemi shumë të angazhuar që në vitin 2005, të rrisim intensitetin dhe të rrisim edhe sasinë e investimeve në infastrukturën parauniversitare. Ajo çka unë kam nënvizuar vitin e kaluar, që ishte edhe fillimi i punës sonë të përbashkët dhe fillimi i një angazhimi të drejtpërdrejtë të Bashkisë në përmirësimin e infrastrukturës të shkollave të Tiranës", tha kryetari i Bashkisë, Edi Rama, në takimin e djeshëm me drejtorët e shkollave. Sipas tij, do të përgatitet një plan i thjeshtë për përmirësimin e infrastrukturës së shkollave, që varet nga të ardhurat e Bashkisë. "Përgatitja e skenarit më të thjeshtë, skenarit të cilin ne e kemi në dorë dhe që bazohet te të ardhurat tona dhe tek ato që do të na japë përfundimisht buxheti i shtetit, përsëri na duhet kontributi juaj, na duhet fjala juaj. Mbledhja që ne bëjmë sot që është njësoj si ato që kemi bërë edhe herë të tjera, nuk është formale, ka një kuptim dhe ka një rezultat, sepse ato çka janë thënë prej jush janë dëgjuar prej nesh", tha Rama.
Ambasadorja Reis – Bejtaj
Ç'po bëni për verilindjen
Ambasadorja amerikane, Marcie Reis, në takimin me ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale. u interesua në mënyrë të veçantë për uljen e varfërisë dhe zhvillimin e zonës verilindore dhe për dialogun social. Duke i përgjigjur pyetjes së parë, zoti Bejtaj tha se ideja e tij për zhvillimin e zonës verilindore ishte zbatimi i një politike të diferencuar taksash për një periudhë të caktuar kohe në këtë zonë. Bejtaj bëri një panoramë të veprimtarisë së ministrisë për vitin 2004 dhe objektivat për vitin 2005, duke u përqëndruar te reformimi i politikave sociale. Ministri tha se thelbi i këtyre reformave ka të bëjë me kalimin nga politikat pasive të mbrojtjes sociale tek ato aktive si varësia e dhënies së asistencës me punën në komunitet, lufta kundër informalitetit në tregun e punës etj.
Pas stabilizimit të tregut të punës, dy do të jenë prioritetet e MPÇS për vitin 2005 në këtë fushë, tha ministri Engjëll Bejtaj.
"Së pari, përmirësimi i cilësisë së tregut të punës, qoftë në shërbimet e punësimit që do ofrojnë institucionet tona ekzekutive si Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe zyrat e punës, ashtu edhe në formimin dhe përgatitjen për punë. Për këtë qëllim do të fuqizohen qëndrat e formimit profesional që merren me kualifikimin dhe rikualifikimin e fuqisë punëtore në profesione që i përshtaten tregut të punës".