E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: Kam oferta, por nuk kam vendosur

E ardhmja

Erion Bogdani, i saporikthyer nga muaji i mjaltit, pasi vetëm pak javë më parë vendosi t’i japë fund beqarisë, ka gjetur kohën e mjaftueshme për të qenë i pranishëm në hedhjen e shortit për edicionin e 72-të të kampionatit kombëtar të futbollit. Prania e tij tërhoqi vëmendjen e gazetarëve sportivë, të cilët nuk lanë t’u shpëtonte rasti për të mësuar më shumë rreth së ardhmes së sulmuesit të njohur shqiptar, kontrata e të cilit me Kievon në Serinë A tashmë ka përfunduar. Bogdani, i cili rezulton pa skuadër që pas 30 qershorit, ka zbuluar se ka oferta nga tre kampionate të ndryshme, por nuk ka preferuar të bëjë të njohur emrat e skuadrave me të cilat po negocion për një kontratë në sezonet e ardhshme. “Me Kievon gjithçka është e mbyllur, ka pohuar Bogdani. Për momentin kam oferta nga Anglia, Italia dhe Qipro, por ende nuk kam vendosur se cila do të jetë skuadra ime e ardhshme”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›