E Hënë, 2 Nëntor 2026

Erion Braçe akuzon kandidatin e LSI Maliqi

13/05/2005  Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka akuzuar kandidatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zonën elektorale numër 75, Lefter Maliqi, për abuzime me pasaporta në kohën kur ai ka qenë shef komisariati në rrethin e Beratit. Duke shënuar kështu përplasjen e parë elektorale mes dy kandidatëve, Braçe tha se, “rasti i parë i abuzimeve ka të bëjë me pajisjen me pasaporta të shtetasve, që nuk kanë qenë banues në rrethin e Skraparit. Elementi i dytë, që lidhet po prapë me një precedent të këtij lloji, është rasti ku kemi të bëjmë me pajisje me pasaporta të shtetasve, që kanë qenë në kërkim, apo për shtetas që kanë qenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë”. Ndërkohë, Braçe u ka bërë thirrje institucioneve të posaçme dhe atyre ndërkombëtare që të ndërhyjnë për të mos lejuar këto precedentë, që janë kthyer në problemin më të ri në këto zgjedhje. Sipas Braçes, kjo frymë dëmton imazhin e zgjedhjeve dhe të politikës shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›