KE, sot vendoset për strukturën ‘09-‘10
Kampionati i 71 i futbollit do të jetë me 12 apo 16 skuadra? Kjo është pyetja e cila sot do të duhet të marrë përgjigje përfundimtare nga Komiteti Ekzekutiv, i cili në orën 11:00 do të mblidhet në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pro
Partizani, Elbasani, Lushnja e Bylisi, katër skuadrat të cilat ranë në kategorinë e parë në fund të sezonit që sapo u mbyll, i kanë varur shpresat e fundit për të rifituar Superioren te kjo mbledhje. Menjëherë pas bërjes së ditur të verdiktit të edicionit të 70, ku disa ekipe të mëdha, që kanë shkruar historinë e futbollit shqiptar, humbën të drejtën për të qëndruar në elitë, gjithçka nisi si një debat i dëshpëruar. Por dita-ditës, ajo përfshiu në gjirin e saj shumë prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, të cilët, me shprehjen e mendimeve "pro", stimuluan mundësinë për ta shndërruar atë në një kauzë. Drejtuesit e Partizanit, Elbasanit, Lushnjës dhe Bylisit u bënë sponsorizues të një kërkese të firmosur më pas nga 12 klubet, që iu dërgua FSHF-së (Komitetit Ekzekutiv). Ndërsa në ditët e kaluara, në valle u përfshinë edhe disa nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Të paktën 6 nga 12 (11 plus sekretarin e përgjithshëm) anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, tre publikisht në shtyp si Gjergji Thaka, Mehdi Bushati e Muhedin Targaj, dhe tre të tjerë përmes qëndrimeve konfidenciale, janë shprehur hapur e në mbështetje të ndryshimit të strukturës së kampionatit nga 12 në 16 skuadra. Kjo u ka dhënë më shumë shpresë skuadrave të interesuara direkt për një vendim në favor të tyre. Si shkak lehtësues mund të shihet edhe situata komprometuese e vërejtur në fund të sezonit, i cili në njëfarë mënyre mund të ketë marrë në qafë pa drejtë ndonjë nga skuadrat e rëna.
Kundër
Megjithatë pengesa që kanë përballë është e madhe. Ajo është rregullorja e FSHF-së, në bazë të së cilës "ndryshimi i strukturës mund të bëhet vetëm një vit para se të hyjë në fuqi zbatimi i tij". Për ata që janë mësuar të respektojnë rregullore, kjo pengesë mund të konsiderohet thuajse e pakalueshme, nëse nuk ekziston një vullnet i mirë. Një shembull për të (mos) u ndjekur vjen nga politika: ndryshimi i disa nga neneve themelore të Kushtetutës së Shqipërisë nga Parlamenti. Një ndër ata që insiston në respektimin e rregullores, duke u shfaqur si kundërshtar i vendosur i ndryshimit të strukturës, është presidenti i FSHF-së, Armand Duka (i cili në KE ka të drejtën e vetëm një vote (të tijën). Numri një i organit më të lartë, në dy prononcime të fundit është shprehur: "Unë jam pro zbatimit të rregullave. Nuk mund të ndryshojnë rregullat, kur ka mbaruar loja. Struktura ndryshon një vit para se të zbatohet. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo që kërkohet këtu, ndaj nuk mund ta pranoj një kërkesë të tillë". Në krah të tij mund të rreshtohen edhe disa prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, mes të cilëve mund të shquhet sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduart Prodani.
Tensioni
Divergjencat mes palëve pritet të shkaktojnë debate të ashpra mes anëtarëve të organit më të lartë vendimmarrës, pasi një pjesë e tyre janë pro ndryshimeve të strukturës dhe janë gati të miratojnë kërkesën e 12 klubeve për Superioren me 16 skuadra për sezonin e ardhshëm. Për herë të fundit, një kampionat me 16 skuadra në Superiore, është luajtur në sezonin 1998-1999 (kampion doli Tirana), por më pas sezoni i ardhshëm u reduktua në 14 skuadra.