Barca 277 milione euro per Guardiolen
Shpenzimet
Akademia e jashtëzakonshme dhe lojtarët që krijohen aty janë pika më e fortë e Barcelonës. Lojtarë si Mesi, Ksavi, Iniesta, Pujol, Pike e shumë të tjerë u formuan në “La Masia”, megjithatë “blaugranat” janë një prej skuadrave që shpenzojnë më shumë në merkato. Prej emërimit të Pep Guardiolës në krye të stolit (më 8 maj 2008), Barça ka shpenzuar plot 277,5 milionë euro. Ibrahim Afellai ishte lojtari i 13-të i blerë nga tekniku katalan në tri sezonet e fundit. Disa prej investimeve kanë qenë të dështuara: këtu përfshihen Ibrahimoviç, Çigrinski, Hleb apo Kaceres.