E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo konfirmon Vendosa te mbyll fabriken e femijeve

Sterilizimi

Lindja e më tepër fëmijëve nga sa kishte menduar kërkon një zgjidhje. Pas çështjeve për njohjen e atësisë me dëshirë ose të rastësishme, Ronaldo ka vendosur: “Po mbyll ‘fabrikën’ e fëmijëve”. Për këtë arsye, sulmuesi i mirënjohur brazilian i është nënshtruar vasektomisë, me fjalë të tjera është sterilizuar, në mënyrë që të mos jetë më i aftë të ketë pasardhës të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga 34-vjeçari për gazetën braziliane “Folha de S.Paulo”. Ish-lojtari i Barcelonës, Interit, Realit të Madridit dhe Milanit ka katër fëmijë: Ronald, djalin 10-vjeçar me Milen Dominguez; Aleks, djalin 5-vjeçar pas njohjes së rastësishme me Mishel Umezun në vitin 2004 kur ndodhej në Japoni për një miqësore me Realin e Madridit, dhe dy vajzat, Maria Sofia (2 vjeçe) dhe Maria Liza (nëntë muajshe), nga bashkëshortja aktuale, Bia Antoni. Atësia e Aleks u njoh vetëm gjatë këtij viti: “Më vjen keq, pasi i humbëm të gjithë këta vjet. Ai u bë pjesë e familjes në mënyrën më natyrale. Tani jemi një familje edhe më e madhe. Por, kaq mjafton”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›