Real Madrid e elsi interesohen per Bekam
Mesfushori
Devid Bekam është në kërkim të një skuadre për të ruajtur formën e mirë fizike. Ai vazhdon të luftojë për një fanellë në përfaqësuesen angleze dhe kërkon të luajë në Europë, për të bindur Kapelon se e meriton vendin në skuadër. Pasi i ka dhënë fund aventurave me Milanin, mesfushori ka marrë oferta nga disa skuadra të vogla, që kërkojnë ta punësojnë “part-time”. Tashmë, të interesuara për 35-vjeçarin janë edhe Reali i Madridit dhe Çelsi. Vështirë se Murinjo e Ançeloti do t’i garantonin një vend titullari, por duket se lëvizja mund të bëhet për marketing.