Wenger nuk do ta ndryshojë stilin e lojës kundër Chelseat

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, është tallur me thëniet se ata kanë nevojë ta ndërrojnë stilin e tyre të lojës për të mposhtur Chelsean sonte.
“Dikush më pyeti nëse do të luaj me Cesc Fabregas ose Robin Van Persie dhe i thash: "Ata janë të gatshëm të luajnë". Nëse luani me topa të gjatë me ta, atëherë nuk ekzistoni, andaj ne kemi besim në lojën tonë. Por ajo çfarë kemi nevojë është stabiliteti mbrojtës në këto ndeshje”.
“Goli i parë është i rëndësishëm në të tilla ndeshje. Ne duhet të luajmë lojën tonë, por me më shumë besim dhe më shumë dinamizëm se sa të ndryshojmë stilin tonë të lojës. Ajo që na ka munguar kundër Manchester United dhe kundër Chelseat më herët ka qenë se nuk kemi shënuar”.
“Është njëjtë si kur luan Barcelona. Nëse ata fitojnë, të gjithë e admirojnë lojën e tyre, por nëse ata humbasin, çdokush thotë: "Pse nuk e ndryshoni stilin e lojës?”, ka thënë Wenger.