E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veron dhe Roberto Karlos per Topin e Arte amerikano-jugor

Trofeu

Janë edhe dy njohje të vjetra si Roberto Karlos (Korinthians) dhe Huan Sebastian Veron (Estudiantes), në listën e finalistëve për “Topin e Artë” të Amerikës së Jugut, që çdo vit jepet përmes një referendumi në të cilin marrin pjesë më shumë se 300 gazetarë, nga e përditshmja uruguaiane “El Pais”. Çmimi rezervohet për futbollistët, skuadrat e të cilëve bëjnë pjesë në kompeticionet e organizuara nga federata futbollistike amerikano-jugore. Përveç ish-mbrojtësit të Realit e Interit, dhe ish-mesfushorit të Mançester Junajtit e Lacios, i cili e ka fituar ‘Topin e Artë’ amerikano-jugor në 2008 dhe në 2009, bëjnë pjesë në listë edhe talenti e ri i futbollit brazilian, 18-vjeçari Neymar i Santosit, pjesë e Seleçaos, talenti tjetër, Xhuliano, i Internacional të Porto Alegres, deciziv për klubin e tij në Kupën Libertadores, dhe argjentinasit e Internacional, D'Alesandro e Guinazu. Në garë janë edhe argjentinasit Konka, ylli i Fluminenzes, kampiones së re të Brazilit, Leandro Desabato i Estudiantes dhe uruguaiani Viktorino, i Universidad de Chile.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›