Ancelotti duhet të mbetet

Nga Express më 12 maj 2011 në ora 16:20
John Terry ka insistuar se është 100 për qind pas Carlo Ancelottit dhe kërkon që klubi të vazhdojë qëndrimin e trajnerit italian në Stamford Bridge.
Pas sezonit 2009-10, ku Chelsea fitoi Premierligën dhe FA Cup, skuadra londineze nuk ka fituar asnjë titull këtë edicion dhe besohet se Ancelotti do të shkarkohet në fund të këtij edicioni.
Por, Terry kërkon që Chelsea të konfirmojë Ancelottin.
“A e ka përkrahjen time të plotë. E dua Carlon. Ai fitoi dy tituj vitin e kaluar, ndërsa këtë vit e kishte vështirë për shkak të lëndimeve”, tha Terry për Sky Sports News.