E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti, i bindur në sukses

Trajneri i Paris Saint Germainit, Carlo Ancelotti, beson se ekipi i tij do të fitojë trofe në sezonet e ardhshme, pasi dështoi ta fitonte titullin e kampionit në Francë këtë sezon.

“Sezonin tjetër do të luftojmë për ta fituar kampionatin. Jam i kënaqur me sezonin që përfundoi, sepse jemi kualifikuar në Ligën e Kampionëve, një kompeticion i rëndësishëm për të ardhmen e klubit. Montpellieri pati një sezon të mirë”, deklaroi trajneri italian për mediat franceze.

“Do të angazhohemi të përmirësojmë ekipin. Nëse angazhojmë një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues, do të ishte ideale”, shtoi Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›