City ia mësyn Thiago Silvas

Thiago Silva është bërë objektiv i Manchester Cityt. Menaxheri i klubit anglez, Roberto Mancini, ka qëndruar të hënën në Milano, ku ka pasur një takim me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani, me të cilin biseduan për shumë çështje, ndër të tjera edhe për mbrojtësin brazilian.
Citizens janë të gatshëm ta ofrojnë sulmuesin Mario Balotelli, plus para, vetëm për t’i bindur Rossonerët të heqin dorë nga Thiago Silva.
Por, mediat italiane raportojnë se Milani do ta shiste brazilianin vetëm për 50 milionë euro.