E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomez, favorit për golashënues të Evropianit

Bastoret kanë filluar qysh tash t’i bëjnë të ditura kuotat rreth golashënuesit më të mirë në kampionatin evropian ‘Euro 2012’, i cili mbahet muajin tjetër. Për ta fituar këtë epitet, bastoret e kanë favorizuar sulmuesin gjerman Mario Gomez dhe kuota për të është 9.

Pozitën e dytë dhe të tretë e ndajnë spanjolli David Villa dhe Cristiano Ronaldo me kuotën 12.

Miroslav Klose i Gjermanisë e ka kuotën 15, kurse francezi Karim Benzema është kuotuar me shifrën 17. Mundësia që një sulmues t’i shënojë 5 gola është barazuar me kuotën 2,38, kurse nëse një lojtar i shënon 6 ose më shumë gola, kuota është 3,50.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›