E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema, rehat në Madrid

Karim Benzema ndihet rehat në Madrid. Sulmuesi francez ka konfirmuar se nuk ka kurrfarë arsyeje të lëvizë nga Santiago Bernabeu.

“Të luash në Real Madrid është ndryshe në krahasim me Lyonin. Këtu më është dashur të integrohem i vetëm, askush nuk më ka ndihmuar. Ja pse viti i parë nuk shkoi siç shpresoja. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në një klub si Reali, është skuadra më e fortë në botë. Dhe tash jam këtu”, tha përfaqësuesi francez.

Ai zbulon se kishte biseduar me Jose Mourinhon, të cilit i kishte kërkuar ta këshillojë dhe më pas çdo gjë shkoi si është më së miri për të dy.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›