Cole mendon për Liverpoolin

Joe Cole e ka përfunduar eksperiencën njëvjeçare në Lille, ku ishte i huazuar dhe është rikthyer në Anfield Road. Mesfushori anglez shpreson të mbetet në Liverpool, ku ishte transferuar nga Chelsea dy vjet më parë.
“Nuk kam biseduar ende me zyrtarët e Liverpoolit, por unë jam rikthyer këtu për fazën përgatitore. Edhe pse nuk e di ende se kush do të jetë trajner, unë shpresoj të mbetem në Liverpool”, deklaroi 30 vjeçari për tabloidin The Sun.
Cole shënoi 9 gola në Ligue 1, duke e ndihmuar ekipin e Rudi Garcias të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Këtë eksperiencë ai e konsideron të jashtëzakonshme.