E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe ata janë njerëz

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i vendosur të dëshmojë se Barcelona nuk vjen nga një planet tjetër, në përballjen e tyre në Santiago Bernabeu të shtunën. Portugezi thotë se ekipi i tij është në formë të mirë para ‘maratonës’ me katalanët, që fillon me përballjen në La Liga, ndërsa vazhdon në finalen e Copa del Rey dhe gjysmëfinalen e Ligën e Kampionëve. Nga Express më 15 prill 2011 në ora 10:25

Cristiano Ronaldo synon të dëshmojë se Barcelona është “njerëzore”, derisa Real Madridi përgatitet për serinë prej katër ‘El Clasico’ në 18 ditë.

Fitorja e të mërkurës mbrëma ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve siguroi se Reali do të përballet me rivalin e tij të përhershëm në gjysmëfinale të garës elite të klubeve evropiane, më 27 prill dhe 3 maj, si dhe në finale të Copa del Rey më 20 prill.

Mirëpo, maratona fillon të shtunën, kur Reali pret Barcelonën në Santiago Bernabeu në kërkim të hakmarrjes për disfatën turpëruese 5-0 në takimin e parë mes tyre në nëntor.

Dominimi i Barcelonës në atë ndeshje në Nou Camp dhe suksesi i tyre i pastajmë në krijimin e tetë pikëve epërsi ndaj rivalit të tyre në krye të tabelës ka dëshmuar dallimin në cilësi mes dy ekipeve.

Por, Ronaldo është i vendosur të kthejë Barcelonën në tokë në përballjen me ta në kryeqytetin spanjoll në fundjavë. “Ata janë ekip i mirë, por nuk vijnë nga një planet tjetër. Ata janë njerëz sikurse ne”, tha Ronaldo për UEFA.com.

“Ata luajnë futboll të mirë, sigurisht, por atë e bëjmë edhe ne. Ne ndihemi mirë si fizikisht ashtu edhe në mendje. Shpresoj të dalim në krye të këtyre përballjeve kundër tyre. Ishte nj fitore e mirë kundër Tottenhamit dhe kjo nënkupton se kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara. Ambicia jonë në fillim të sezonit ishte të shkonim sa më larg në këtë garë. Tani jemi afër finales, por do të takohemi me një rival shumë të vështirë si Barcelona”, përfundoi ai.

Reali gjendet prapa Barcelonës në La Liga dhe i nevojitet fitorja me çdo kusht kundër ekipit të Pep Guardiolas të shtunën. “Në gjysmëfinale mund të ndodhë gjithçka. Ata janë në pozitë të mirë rreth suspendimeve, ndërsa ne nuk jemi. Por, do të luftojmë”, tha trajneri i Realit, Jose Mourinho, për përballjet në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi dy ndeshje kundër tyre para gjysmëfinaleve, andaj duhet të shikojmë së pari këto takime. Duhet t’i qasemi secilës ndeshje në mënyrë të ndryshme. Nuk jam i mendimit se çka ndodh në ndeshjen e parë mund të ndikojë në të dytën, të tretën ose të katërtën”, u shpreh ai.

Të udhëheqë ekipin e tij drejt trofeut të dhjetë në Ligën e Kampionëve sigurisht se do të mjaftojë për të kënaqur punëdhënësin e tij. “E di se vlerësoheni nga rezultatet. Nëse nuk ju pëlqen të fitoni tituj, është lehtë të harroni të gjithë punën e mirë që është bërë më parë, por nuk mendoj se do të konsiderohej sezon i mirë nëse arrini në finale të Kupës së Spanjës ose në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, përfundoi Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›