E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanetti: Milani meriton titullin

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka pranuar se Milani meriton vendin në majën e tabelës së Serie A dhe se ata do të jenë fituesit e titullit për këtë sezon.

“Është e drejtë që Milani ta fitojë Scudetton. Sezoni i Interit ishte i luhatshëm dhe kemi pasur vështirësi, si me dëmtimet ashtu dhe me stafin teknik”.

“Ne kemi rigjetur kompaktësinë në grup dhe tani me rëndësi është që sezoni të përfundojë siç është më së miri, ndoshta duke përfunduar në pozitën e dytë dhe duke e fituar Coppa Italian”, potencoi Zanetti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›