Ancelotti pëlqen Tevezin

Trajneri i ri i Paris Saint-Germainit, Carlo Ancelotti ka pranuar se pëlqen sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez.
PSG është kthyer në garë për transferimin e sulmuesit argjentinas pasi Alexandre Pato refuzoi kalimin te klubi ambicioz francez.
“Tevez është futbollist i cili vërtetë më pëlqen. Ai është fantastik” tha Ancelotti për të përditshmen sportive franceze L’Equipe pas fitores 3-1 ndaj Toulouse në debutimin e tij në Ligue 1 të shtunën mbrëma.
“Nëse duam të luajmë në shkallë të lartë duhet të punojmë mirë në treg, të kërkojmë futbollistë të cilët mund të na ndihmojnë dhe pa dyshim, Tevez është njëri prej tyre” përfundoi Ancelotti.