Shqiperia rikthehet ne garen per mesfushorin e Arsenalit Alban Bunjaku
Federata Shqiptare është rikthyer në garën për talentin e Arsenalit, Alban Bunjaku. Pavarësisht se negociatat e zhvilluara në vitin 2011, për të bindur mesfushorin kosovar që të vishet kuqezi, kanë dështuar, zyrtarët e institucionit që drejton futbollin në vend kanë nisur një tjetër ofensivë.
Bunjaku, që në maj do të festojë 18-vjetorin është pjesë e Akademisë së Arsenalit, ndërsa cilësohet si një prej talenteve më të mëdhenj të grupmoshës së tij në Angli.
Edhe pse pak muaj më parë ende nuk kishte firmosur një kontratë si profesionist, Bunjaku ishte në orbitën e përfaqësueses së “Tre Luanëve”.
Djaloshi me prindër shqiptarë nga Kosova është rritur në Angli dhe fakti që ai jeton prej vitesh në Britaninë e Madhe I mundëson aktivizimin me përfaqësuesen e këtij vendi.
Federata Angleze e kërkon me ngulm mesfushorin dhe ndjek me vëmendje zhvillimet rreth lojtarit nëpërmjet vëzhguesve të saj, ndërsa synon që ta bind sa më shpejt, në mënyrë që të fitojë garën me FSHF-në.
Ndërkohë është konfirmuar se Paolo Tramexani, njëri prej ndihmësve të trajnerit Xhani De Biazi në Kombëtaren shqiptare është ngarkuar me detyrën e vëzhgimit të një pjesë të mirë të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë.
Ish-lojtari i Interit, i cili në Itali njihet si një specialist në situatat mbrojtëse të lojës, do të luajë një rol mjaft të rëndësishëm në krijimin e opinioneve rreth futbollistëve që aktivizohen në ligat e ndryshme në continent dhe në përzgjedhjen e tyre si kandidatë për një fanellë kuqezi.