E Diel, 1 Nëntor 2026

Fabio Kanavaro deklaron se do te rikthehet ne fushat e lojes

Fabio Kanavaro kthehet në fushat e lojës. Vetëm gjashtë muaj pasi deklaroi tërheqjen nga futbolli i luajtur, ish-kapiteni I Kombëtares italiane konfirmoi se do të aktivizohet në Premierligën Indiane.
“Sërish në fushë me Federatën Indiane të Futbollit në ligën “West Bengal”. Ky ishte konfirmimi I 38-vjeçarit nëpërmjet rrjetit social “Twitter”.
Por, fituesi i “Topit të Artë” dhe çmimit “Lojtari më i Mirë” në vitin 2006, nuk do të jetë ylli i vetëm i kampionatit të sapo krijuar.
Së bashku me të, në Premierligën indiane do të luajnë edhe pesë emra të tjerë të mëdhenj, spanjolli Fernando Morientes, nigeriani Xhei-Xhei Okoça , francezi Robert Pires, anglezi Robi Fauler dhe argjentinasi Hernan Krespo.
Kampionati i “West Bengalas”, i cili do të ketë gjashtë skuadra, ku secila do të ketë nga një futbollist dhe një trajner me famë botërore, nis në datën 25 shkurt.
Zyrtarizimi u bë në një konferencë për shtyp në Kalkuta, ndërsa trajnerët janë Pitër Reid, Xhon Barns e Kolin Tod nga Anglia, Samson Siasia nga Nigeria, boliviani Marko Etçeveri, islandezi Teitur Thodarson dhe Milosh Rus nga Sllovakia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›