Rally Dakar 2012 ne Ameriken e Jugut hyn ne fazen kulmore

Stefan Peterhansel vazhdon të kryesojë rally-n Dakar 2012, pavarësisht se është treguar i kujdesshëm në etapën e 12-të, të zhvilluar përgjatë brigjeve të Perusë.
Francezi, i cili ka triumfuar nëntë herë në këtë garë, duket në rrugë të mbarë për të marrë një tjetër titull, pasi kryeson me një orë e 44 minuta.
Robi Gordon, i cili vazhdon të marrë pjesë në garë, edhe pse u skualifikua tre ditë më parë, fitoi etapën nga Arekuipa deri në Nazka. Amerikani shpreson që organizatorët do t’i heqin dënimin, megjithatë vendimi do të merret vetëm pas mbylljes së rally-t.
Ndjekësi më i afërt i Peterhansel, i cili po kontrollon garën, është Joan Roma, megjithatë distance e spanjollit nga kryesuesi është e konsiderueshme.
Në anën tjetër, beteja është më e ndezur në garën për motorë, ku Despres dhe Mark Koma kanë vetëm 90 sekonda diferencë.
Koma rimorri kreun në klasifikimin e përgjithshëm pas fitores në etapën e 12-të, ndërsa podiumi u plotësua nga Joan Bort Barreda, i dyti me 2 minuta e 43 sekonda më tepër dhe Xhordi Viladoms I treti, me 3 minuta e 10 sekonda diferencë.
Tashmë kanë mbetur vetëm dy etapat e fundit të rally-t, që vazhdon të prodhojë aksidente të frikshme. Gjatë garës kanë mbetur të plagosur motorçiklisti Australian Din Nonupal dhe një adoleshente 14-vjeçare.
Nonupal ra nga motori në kilometrin e 19-të të “PanAmerikanes Jugore”, duke pësuar lëndime në shpatullën e majtë. Ndërkohë, vajza u godit nga një motor që drejtohej nga një tjetër spektator pranë Arekuipas.