E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anderson: “Jam e ashpër me veten, nuk tërheq meshkuj për të qenë”



“Jam dëfryer pamasë duke shëtitur botën, duke njohur njerëz fantastikë dhe duke bërë seks pafund. Por si çdo femër, ndonjëhërë ndihem e vetme. Mendoj që është faji im, pasi jam e ashpër me veten dhe nuk arrij të tërheq meshkuj për të qenë”. Pamela Anderson, protagoniste e “Pam; Free spirit”, rrëfehet. “Do të isha e lumtur edhe po të isha kamariere”,- thotë ylli i Hollivudit. Ajo rrëfen se ka qenë me fat dhe është zbuluar fillimisht gjatë një ndeshjeje futbolli në Vankuver dhe që atëherë iu hapën portat e suksesit. I paharrueshëm mbetet personazhi i serisë Baywatch, me të cilin u gjodh femra më seksi e planetit. Pamela është më e klikuara në internet dhe më e shikuara e Playboy-t. Ajo është zgjedhur si ikona e sensualitetit dhe e magjepsjes ndërkohë që pohon: “Kam një axhendë të ngjeshur, merrem me të gjitha punët e shtëpisë dhe nuk kam bejbisiter. Gatuaj dhe merrem personalisht me edukimin e fëmijëve të mi, me ndihmën e nënës sime. Kam lindur në një familje shumë të varfër dhe më pas përfundova në Hollivud. Por do të kisha qenë e lumtur edhe po të punoja si kamariere dhe të shëtisja qenin në plazh ashtu siç bëjnë të gjithë.

10 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›