E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon të shkarkuarit, premton punësim

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një takim me punonjës të shkarkuar politikisht nga administrata civile. Në fjalën e tij, Meta vërejti se nënpunësit civile janë zëvëndësuar nga militantë partiakë dhe që sipas tij ka ardhur koha për të vepruar duke i kthyer dinjitetin nënpunësit dhe sigurinë e punës. Sipas Metës, programi i LSI-së parashikon që pagat e administratës të jenë konkuruese me sektorin privat si dhe do të mundësojë kredi me interes të ulët për të gjithë nënpunësit. Sipas kreut të LSI-së kryeministiri Berisha ka dështuar plotësisht me administratën publike dhe ligji i shërbimit civil është shkelur me të dy këmbët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›