Gallas, kundër lojës së bukur
Presidenti i Federates Shqiptare te Peshengritjes, Esat Ademi, ka komentuar me entuziazem rezultatet e shkelqyera te Romela Begajt ne peshen 58 kg. Ne linje telefonike per "Shqip", ai ka treguar edhe emocionet qe jane perjetuar kur Begaj eshte ngjitur ne podium me flamurin kuqezi ne supe, duke i dhene fund nje viti te erret, ku shtanga shqiptare eshte goditur nga skandalet e dopingut. "Jemi shume te gezuar, pasi ky ishte nje sukses i jashtezakonshem i shtanges shqiptare. Mendoj se Begaj ka bere me te miren e mundshme ne Kampionatin Evropian, duke marre tri medalje dhe ngritur perseri lart flamurin kuqezi. Kjo i ka dhene fund vuajtjeve te nje viti negativ, qe filloi me peshengritjen per femra, por qe fatmiresisht po mbyllet. Kjo tregon se shtanga shqiptare ka kaluar perfundimisht problemet e saj dhe tani po ecen ne nje rruge te mbare dhe me suksese. Kampionati Evropian konfirmoi jo vetem rritjen tone, por i dha fund edhe eksportimit te sportisteve, pasi tani ne perberje kemi dy peshengritese qe do te garojne per ngjyrat kuqezi, kur me pare e benin kete per Greqine. Me pranine time ne Komitetin Ekzekutiv te Federates Evropiane, do te bej maksimumin qe kete sukses te peshengritjes shqiptare ta shfrytezoj per te siguruar zhvillimin e aktiviteteve ne vendin tone, apo edhe per te siguruar fonde ne permiresimin e kushteve", ka treguar Ademi. Duke u kthyer te gara e Romela Begajt, presidenti i FSHP-se ka treguar se shtangistja shqiptare kishte bere paraqitjen me te mire te saj. "Ka thyer dy here rekordin kombetar ne shkeputje dhe kjo tregon shume mire se çfare rezultati eshte arritur. Ne stilin e shtytjes, ajo mund te bente edhe me shume, por gjithçka u ndikua nga deshtimi ne proven e parë. Megjithatë, është një rezultat shumë i mirë që tregon seriozitetin me të cilin është punuar gjatë kësaj kohe dhe pretendimet tona në të ardhmen", përfundoi Ademi.