E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure mirëpret PSG-n

Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Kolo Toure ka mirëpritur interesimin klubit ambicioz francez Paris Saint-Germain për shërbimet e tij.

Toure, i cili nuk zë vend në formacionin bazë të Citizens, thuhet se është objektiv i PSG-s për afatin kalimtar të janarit.

“Dua të kem më tepër hapësirë. PSG është një klub i madh dhe nuk e di se kush mund ta refuzojë”, tha Toure për Goal.com. Toure ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›