E Shtunë, 31 Tetor 2026

O’Neill nënshkruan për Sunderlandin

Martin O’Neill është emëruar menaxher i ri i Sunderlandit të shtunën, duke u kthyer në Premierligë afro 16 muaj pas largimit nga Aston Villa.

59 vjeçari nga Irlanda e Veriut nënshkroi kontratë trevjeçare si zëvendësim për Steve Bruce i cili u shkarkua të mërkurën pas pozitës së 16-të në Premierligë.

“Është ndjenjë shumë e mirë të kthehem në futboll dhe të jem menaxher i Sunderlandit. Është moment i madh për mua” tha O’Neill.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›