Drogba, objektiv i Tottenhamit

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp nuk ka përjashtuar mundësinë e bërjes së përpjekjeve për transferimin e sulmuesit të Chelseas, Didier Drogba.
33 vjeçari nga Bregu i Fildishtë thuhet se ka refuzuar vazhdimin e kontratës në Stamford Bridge që i skadon në fund të këtij sezoni. Dhe Redknapp, ka thënë se vlerëson talentin e Drogbas.
“Drogba është futbollist i klasit të lartë, lojtar fantastik, andaj kush e di? Nuk mund të qëndrojë këtu dhe të them se nuk do të isha i interesuar”, tha Redknapp për BBC Sport.