Anelka në Shanghai Shenhua

Sulmuesi i Chelseas, Nicolas Anelka ka arritur marrëveshje për transferim në klubin kinez Shanghai Shenhua ka njoftuar Skysports.com.
Përfaqësues të klubit aziatik, të mërkurën kishin shprehur besimin e tyre rreth arritjes së një marrëveshjeje për sulmuesin francez. Anelka do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.
Ardhja e tij në futbollin kinez do të ndihmojë rritjen e profilit të ligës së tyre shtetërore në mbarë botën. Transferimi pritet të finalizohet gjatë janarit pasi Chelsea ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e Anelkas për largim.