E Shtunë, 31 Tetor 2026

Werderi bllokon Pizarron

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Klaus Allofs ka thënë se sulmuesi Claudio Pizarro nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit pavarësisht dëshirës së yllit peruan të braktisë klubin nga Bundesliga.

“Përjashtoj çdo mundësi që Claudio të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror”, tha Allofs për të përditshmen e Bremenit, Weser Kurier.

Kontrata e Pizarros me Werderin skadon në qershor. Pizarro ka realizuar 11 gola në 13 ndeshje të Bundesligës këtë sezon dhe spekulohet se kërkohet nga Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›