Panucci plaçkitet me revole në kokë

Momente të tmerrshme të martën mbrëma për Christian Panuccin, ish futbollist i Romës dhe Milanit, aktualisht komentator në Sky, i cili ka qenë viktimë e një plaçkitjeje në rikthim për në vilën e tij në Romë.
Njëri prej sulmuesve i ka vënë revolen në kokë duke e detyruar të del nga vetura, ndërsa të tjerët i kanë marr gjësendet me vlerë, përfshirë kuletën, para se të ikin nga vendi i ngjarjes.
“Për fat nuk më kanë bërë asgjë, jam gjallë”, ka thënë Panucci për mediet italiane.