E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milito nuk lëviz në janar

Menaxheri i sulmuesit të Interit, Diego Milito ka përjashtuar mundësinë e largimit të klientit të tij nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Argjentinasi spekulohet me largim nga Giuseppe Meazza por përfaqësuesi i tij Fernando Hildago ka insistuar se sulmuesi do të vazhdojë të bart fanellën e Nerazzurrëve këtë sezon.

“Diego nuk do të largohet sepse dëshiron të kthehet në shkallën e dy sezoneve më parë. Ideja e ndërrimit të klubit në janar nuk hyn në konsideratë”, tha Hildago.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›