E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anelka pritet si hero në Turqi

Sulmuesi i Çelsit, Nikolas Anelka, është pritur si një idhull në Turqi, ndonëse këtë radhë do të jetë një kundërshtar i skuadrës së Fenerbaçes, me të cilën u aktivizua dy sezone më parë. Francezi është duartrokitur nga fansat që ishin vënë në radhë në aeroport, pas mbërritjes së ekipin londinez, ndërsa futbollistëve të ndryshëm u janë shpërndarë edhe tufa me lule. Kjo atmosferë ndryshonte shumë nga ajo e ndeshjes së 8 viteve më parë, kur Çelsi u prit me sharje dhe breshëri monedhash nga tifozët turq.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›