E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ziko: Na duhet fitore ndaj Çelsit

Trajneri i Fenerbaçes, braziliani Ziko, mendon se për skuadrën e tij është shumë e rëndësishme një fitore ndaj Çelsit në përballjen e Ligës së Kampioneve. "Fenerbaçe po përballet me një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj. Ne na duhet medoemos ta fitojmë ndeshjen e parë në fushën tonë. Nëse do të përqendrohemi, mund ta arrijmë këtë objektiv të rëndësishëm për klubin", deklaroi Ziko. Shpresat e trajnerit varen te mesfushori Aleks, i cili ka shënuar 70 gola në 116 ndeshje me Fenerbaçen.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›