E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Arsenal, kujdes nga Torres!

Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, është i bindur se Arsenali do të rezervojë një kujdes të veçantë për Fernando Torres gjatë ndeshjes së këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampioneve. "Arsenali e di mirë që Torres është në formë të shkëlqyer dhe do të krijojë probleme për ta. Edhe Fernando e di se mund të shënojë dhe do të luajë për të ndihmuar skuadrën. Meqë ky është një aktivitet evropian, do të kërkojë të luajë mirë dhe të shënojë gola. Ai i njeh vështirësitë që i lindin nga mbrojtës të mirë", tha Benitez.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›