Shehi: PD është e majtë
24/01/2005 Përfaqësuesit e LZHK-së, kanë deklaruar se ata kanë qenë gjithnjë të pozicionuar në krahun e forcave opozitare të djathta, duke mohuar çdo mundësi bashkëpunimi me të majtët. Dashamir Shehi, në një prononcim për gazetën "Metropol", duke iu referuar deklaratave të nënkryetarit Bamir Topi, thotë se është Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ajo që e sheh Partinë Demokratike si forcë politike të majtë. "Ne jemi pozicionuar gjithnjë me forcat e djathta dhe opozitare. Për sa i përket deklaratave të nënkryetarit të Partisë Demokratike, kjo varet se kë quan zoti Topi të majtë . Ne, si LZHK, e quajmë të majtë PD-në, sepse ka mbledhur rreth vetes të gjithë ministrat e qeverive të majta. I kujtoj krerëve të PD-së, se nuk ka mbret që të jetë i majtë", tha Shehi. Vetëm një ditë më parë, LZHK-ja doli me një deklaratë me anë të së cilës, kjo lëvizje, mbyllte të gjitha shtigjet e bashkëpunimit me PD-në. Sipas LZHK-së, ftesa e PD-së e bërë nëpërmejt mediave, është e vonuar, dhe LZHK-ja preferon të dalë e vetme në zgjedhje. Madje, është theksuar se kjo lëvizje tashmë ka përfunduar ngritjen e strukturave