E Diel, 1 Nëntor 2026

Eto: Duam gjithçka

24/01/2005  

Sulmuesi i Barcelonës, Samue Eto, autori i një goli në ndeshjen kundër Santander ka komentuar suksesin në fund të takimit, për gazetën spanjolle Marca: “Ishte ndeshja më e mirë, që kemi zhvilluar në 2005-ën. Kemi demostruar forcën e grupit dhe rezultati ishte i drejtë”.

Barcelona dhe Real, “luftë” deri në fund

“Real Madrid është duke luajtur mirë dhe rezultatet pozitive nuk kanë munguar, ndërsa ne kemi gabuar vetëm në fillim të janarit. Nuk mendoj se do të jetë një luftë midis dy skuadrave deri në fund të kampionatit. Edhe Valencia e Klaudio Ranierit, është një nga skuadrat pretenente“.

Periudhë e artë personale

I pari në kampionat me Barcelonën për momentin, Samuel Eto, është duke jetuar në nivel personal, një moment magjik. Ka qenë lojtari deçiziv i Barcelonës, në ndeshjet e fundit dhe nuk bën rolin e heroit: “Kam dhënë kontributin tim, por unë nuk mund të shënoj kurrë nëse nuk më shërbejnë shokët e skuadrës”.

Skuadër në formë

Pavarësisht humbjes me Vilareal, dy javë më parë skuadra e drejtuar nga Frenk Rajkard është favoritja kryesore, për fitimin e titullit kampion në Spanjë. Falë rendimentit të mrekullueshëm të Ronaldinkos, Samuel Eto, Juliano Beletit, Karles Pujol dhe portierit Viktor Valdes, katalanasit kanë bërë hapa gjigandë. Nuk duhet të harrojmë, se Barça është një nga skuadrat pretendente për fitimin e Ligës së Kampioneve.

“Objektiv shumë i vështirë”

Samuel Eto, mendon se kualifikimi për në turin pasardhës të Ligës së Kampioneve, do të jetë shumë i vështirë: “Përpara kemi një skuadër të madhe si Çelsi dhe që të kualifikohemi duhet t`i luajmë shumë mirë të dyja ndeshjet. Jemi të bindur, se ky grup futbollistësh mund të fitojë kampionatin dhe Ligën e Kampioneve, brenda një sezoni”

Kombëtarja e kameruneze

Samuel Eto, është përfaqësuesi më i denjë i një brezi të talentuar, në Kombëtaren kameruneze. Eto mendon se Botërori 2006, do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë skuadër: “Duhet të sigurojmë kualifikimin për në botërorin e Gjermanisë. Është një kompeticion, në të cilin Kameruni nuk mund të mungojë”- ka përfunduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›