Perez: Jemi përmirësuar

24/01/2005
Tek Real Madrid, të gjithë janë optimistë. Viti 2005 ka filluar në mënyrën më të mirë për skuadrën madrilene: 3 pikë në ndeshjen gjashtë minutëshe, kundër Real Sociedat dhe diferenca me Barcelonën në shtatë pikë. Çdo gjë është e re: Luksemburgo, Saki dhe madje edhe rezultatet e arritura deri tani. Presidenti i Real Madrid është i lumtur: “Kjo është skuadra më e mirë e sezonit. Herët e vonë do ta arrijmë Barcelonën”.
- Ndryshimi i Real Madrid në pjesën e dytë të sezonit, meritë e Arrigo Sakit ?
- Saki dhe Luksemburgo, kanë qenë shumë të rëndësishëm kohët e fundit për skuadrën. Të dy janë shumë të zotë. Ajo që është e rëndësishme dhe që llogaritet më shumë, është entuziasmi i rikthyer në skuadër dhe rezultatet. Nëse do të vazhdojmë me këtë rritëm në mars do ta kryesojmë ne kampionatin
- Shumë kritika, për elimeminimin nga kupa...
- Është normale, që një skuadër e madhe si Reali të kritikohet kur elminohet nga një kompeticion. Por, për ne kampionati dhe Liga e Kampioneve janë më të rëndësishme. Tani do ta përqëndrojmë të gjithë vëmendjen në këto dy kompeticione. Kemi shanset tona për t`ia dalë.
- Disa vetë mendojnë, se Barcelona ka më shumë klas se Real Madrid. Po ju ?
- Barcelona është një skuadër e madhe dhe për të qenë i sinqertë në pjesën e parë të sezonit ata kanë zhvilluar një futboll të admirueshëm, por tani është një situatë shumë ndryshe nga ajo e disa muajve më parë. Barcelona dhe Reali, janë dy skuadra me futbollisë të mëdhenj dhe është normale, që në një pjesë të caktuar të sezonit pikërisht këta futbollistë të mos japin më të mirën.
- Sezonin e shkuar, Real Madrid ka dështuar si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Nëse ndodh e njëjta gjë edhe këtë sezon ?
- Është e vërtetë, sezoni i shkuar ka qënë një dështim i plotë. Nuk mendoj, se sivjet do të përsëritet e njëjta gjë. Skuadra aktuale ka gjetur stimujt e duhur dhe trajneri Luksemburgo ka në dorë një skuadër më të kompletur, se ajo e një viti më parë. Nëse nuk fitojmë trofe edhe këtë sezon, për ne do të ishte katastrofë.
- Devid Bekham, nuk është në planet e Sakit. Do të largohet në fund të sezonit ?
- Nuk e di se nga kanë dalë këto fjalë të pavërteta. Bekham është një futbollist i rëndësishëm dhe do të qëndrojë tek Real Madrid, deri në fund të kontratës. Nuk kemi ndër mend të privohemi nga një mesfushor si ai. Real Madrid aktualisht nuk ka asnjë futbollist në merkato, për këtë duhet të jeni të bindur.
- Adriano i Interit, do të jetë “galaktiku” i radhës në shtëpinë madrilene ?
- Është një futbollist që na intereson, por do të jetë shumë e vështirë të transferohet në Madrid. Presidenti Morati më ka thënë, se nuk ka ndër mend ta shesë me asnjë shifër. Për momentin nuk ekziston asnjë tratativë me Interin.
- Tomas Gravesen, ka veshur bluzën e Real Madrid. Përse Real ka zgjedhur pikërisht këtë futbollist ?
- Disa javë përpara se të mbylleshin tratativat, kam biseduam me Sakin dhe më tha, se ishte shumë e nevojshme të siguronim një mesfushor qëndre, gjatë merkatos së verës. Gravesen ishte një nga alternativat më të mira dhe nuk u menduam dy herë. Është një futbollist me shumë kualitet. Këtë e ka demostruar me Evertonin dhe shpresoj të bëj të njëjtën gjë është me Real Madrid.
- Kasilias kërkon 3 milion euro në sezon. Do të qëndrojë me Realin edhe për sezonin e ardhshëm ?
- Gjatë muajve të ardhme do të bisedojmë me menaxherin e portierit. Jo gjithmonë mund t`i plotësojmë dëshirat ekonomike të futbollistëve. Kasilias është shumë i zoti, por nuk është ai që duhet të vendosë për shifrat. Mendoj se në fund të sezonit do të gjehet mirëkuptimi.
- Përsëri Juventusi në Ligën e Kampioneve. Sa mundësi ka Reali për të vazhduar në turin pasardhës ?
-Juventusi është një skuadër e madhe dhe ishte pikërisht kundërshtari që ne dëshironim ta evitonim. Gjithsesi në një kompeticion, si Liga e Kampioneve, ku marrin pjesë skuadrat më të mëdha Europiane, është e pamundur të zgjedhësh kundërshtarin ideal. Duhet të marrim maksimumin, në ndeshjen e Bernabeut dhe të mos dorëzohemi, në Dele Alpi.