Murinjo: Bekam nuk është për ne
24/01/2005
Si gjithmonë ironik vazhdon të mbetet në komentet e tij trajneri i Çelsit Hoze Murinjo. Së fundmi ai ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike transferimin për në “Stemford Brixh” të Dejvid Bekam. Ky i fundit me ardhjen e Arrigo Saki dhe trajnerit brazilian Vanderlei Luksemburgo ka filluar të ndihet si i lënë në harresë për formacionin titullar të skuadrës madrilene. Edhe pozicionimi në mesfushë i të sapoardhurit nga Evertoni, Tomas Gravesen duket se ka vënë në vështirësi prezencën e Dejvid Bekam. Po ashtu ai nuk ka harruar të theksoj se do të mbaj po të njëjtin qëndrim edhe kundrejt “galaktikëve” të tjerë që aktivizohen në radhët e Real Madridit. Këto shkëndija për Murinjon janë ndezur pas disa komenteve të bëra nga kapiteni i përfaqësueses angleze, i cili kishte deklaruar se do t’i pëlqente që të bashkohej me Çelsin kur të mbyllte këtë sezon me madrilenët. Sidoqoftë, kjo ka qenë pika në të cilën edhe vetë Murinjo është ndalur së tepërmi në komentet e tij. “Atë për të cilën ne kemi nevojë është vetëm një grup i fortë lojtarësh, ka komentuar Murinjo. Sigurisht, ne nuk kemi aspak nevojë për një yll Hollivudi, në skuadrën tonë. Në fakt, unë nuk po arrij të kuptoj se ç’dreqin është një Galaktikë në futboll? Ky imazh mendoj se vjen nga jeta sociale apo edhe nga uria që kanë lojtarët e ndryshëm për atë çfarë kanë arritur deri tani. Kjo duhet të jetë Galaktika, tek e cila unë nuk kam kurrëfarë besimi. Dyshimi im kryesor që rëndon mbi ata është se aty askush nuk shqetësohet për aftësitë fizike apo teknikë. Për fat të keq ata shqetësohen më tepër për atë çfarë i rrethon gjë, e cila ndikon negativisht në ecurinë e tyre të paqëndrueshme”. Kështu, trajneri portugez e ka bërë të qartë se, për të sjellë në skuadrën e tij preferon më tepër lojtarët e rinj, të cilët dinë të prodhojnë sukses me lojën e tyre. Murinjo i ka përçmuar gjithmonë lojtarët me emër të madh që njihen vetëm për famën e tyre dhe ndonjëherë aspekti fizik apo teknik tek ata lë shumë për të dëshiruar. Në këtë mënyrë politika e zgjedhur nga Murinjo për merkaton e klubit të Çelsit është mbështetur më së miri edhe nga Roman Abramoviç. Prandaj trajneri portugez me milionat e presidentit rus të klubit ka sjellë në “Stemford Brixh” lojtarë të tillë, që kanë dhënë një rendiment pozitiv gjatë këtij sezoni të parë në Premier Ligë. Tashmë skuadra e Çelsit vazhdon të ruaj kreun e renditjes me një diferencë shumë të madhe prej ndjekësve më të afërt siç janë Arsenal apo Mançester Junajtid. “Unë në vend të emrave të mëdhenj do të preferoja lojtarë të tillë si, Paulo Ferreira dhe Didier Droigba, ka shtuar Murinjo. Me këtë dua të them se unë e kam një makinë tepër të kushtueshme, por nuk merrem me koleksionimin e tyre. Nuk kam asnjë shije të veçantë për të patur 10 makina njëherazi”.