Mançini: Mungonte përqendrimi

24/01/2005
Mançini është shumë i zhgënjyer, pas barazimit të arritur me Kievon. “Djemtë dhanë maksimumin, por sigurishtë që nuk ishte një paraqitje shumë e mirë nga ana jonë, ka thënë trajneri zikaltër. Me tre sulmues vuajtëm pak më shumë, prandaj duhet të shënonim që në fillim. Ata na i mbyllën të gjitha hapësirat dhe ishim shumë të ngadaltë, duhet të lëviznim pak më shumë dhe të kërkonim më shumë në sulm”. “I mbajta pak më shumë djemtë në dhomat e zhveshjes, por nuk hapa asnjë proçes për skuadërn, kemi analizuar vetëm ndeshjen”. Roberto Mançini, flet edhe për barzimin e 14-të, që ka arritur në këtë sezon: “Në dy ndeshjet e fundit, -komenton trajneri zikaltër-, kemi qenë më të qartë, edhe pse të shtunën luajtëm më mirë se sa kemi Rexhio Kalabri”. “Zgjodha të luajë më tre sulmues sepse më siguronte më shumë inisiativ, -shpjegon Mançini. Ne kemi sulmues më karaktere të ndryshëm, të cilët mund të vënë në vështirësi mbrojtjen kudërshtare. Por duhet të jemi më agresiv edhe pse e kemi shumë të qartë, se ky modul racionalizon lojën tonë”. Mançini vazhdon duke analizuar ndeshjen me Kievon: “Kievo u mbyllë shumë mirë dhe nuk ishte e lehtë për ne. Reagimin që bëmë, pasi pësuam golin dëshiroja ta shikojë që në fillim të ndeshjes. Më këtë dua të them, që gjatë lojës ishin shumë të vakët dhe kur pësuam golin reaguam përnjëher, një reagim që dëshiroja ta shikoja që në fillim të ndeshjes”. Pavarësisht nga zërat këmbëngulës për arritjen e Cezar te Interi. Mançini mohoi se ka këmbëngulur për të riforcuar skuadrën e tij. "Nuk është problemi i merkatos, duhet thjesht të gjejmë shkëlqimin e lojës sonë. Nga ana tjetër nuk besoj se një futbollist mund të ndryshojë asetin e skuadrës".