Anelka rrihet nga tifozët
22/12/2004
Gëzimi për pragfestimet e Krishtlindjeve, është kthyer në një makth të vërtetë, për sulmuesin francez të Mançester Sitit, Nikolas Anelka. Sipas burimeve të gazetës angleze “The Sun”, futbollisti ishte sulmuar fizikisht nga disa tifozë agresivë gjatë një mbrëmjeje festive, në të cilën ai ishte mbledhur me të gjithë shokët e skuadrës. Në fillim këta tifozë mjaft të acaruar e kishin ofenduar me një fjalor tepër banal, si rrjedhojë e tendencës së tij më të fundit, për t’u larguar nga skuadra e Kevin Kigan. Pas ofendimeve të rastit, këta tifozë kanë gjuajtur me grusht një nga shokët e sulmuesit francez dhe pastaj kanë trajtuar me të njëjtën mënyrë edhe atë. Në fakt, kjo natë festive nuk ka për t’u hequr kurrë nga kujtesa e Nikolas Anelkas, i cili ndoshta, duhet të mendohet më mirë, përpara se të vendosë për t’u larguar seriozisht nga klubi i Mançester Sitit. Siç duket, pjesa më e madhe e tifozerisë, nuk i ka pëlqyer aspak fjalët e francezit, për t’u larguar në drejtim të një skuadre më elitare, se sa kjo aktuale.