Spanja dënohet nga FIFA
22/12/2004
Federata Spanjolle e Futbollit tashmë është dënuar nga FIFA me një gjobë vlera e së cilës shkon deri në 87 340 dollarë. Për këtë masë ndëshkimore janë marrë parasysh protestat raciste nga ana e tifozëve gjatë takimit miqësor të zhvlluar me Anglinë në Madrid. Megjithëse kjo ndeshje është zhvilluar qysh në datën 17 nëntor, bordi drejtues i FIFA-s ka bërë të ditur se me një vendim të tillë Spanja duhet të ketë një kujdes më të madh për takimet e ardhshme. Gjithçka është sqaruar në saj të një takimi të zhvilluar prej komitetti disiplinor pranë autoritetit më të lartë sportiv në botë. Gjatë ndeshjes miqësore të zhvilluar në Madrid kanë qenë disa lojtarë me ngjyrë anglez, të cilit ishin etiketuar prej turmës së tifozëve me klithma majmunësh si dhe me të tjera fjalë abuzive. Meqenëse FIFA aktualisht është duke përgatitur një lëvizje të fortë anti-raciale, ndoshta mund të detyroj skuadrën përfaqësuese spanjolle që t’i zhvilloj takimet e radhës me dyer të mbyllura. Nga ana tjetër federata spanjolle është duke hetuar edhe sjelljen e trajnerit të skuadrës përfaqësuese Luis Arragones sidomos pas komenteve të bëra kundrejt sulmuesit francez të Arsenalit, Tieri Henri dhe futbollistëve të tjerë anglez me ngjyrë si Shon Rajt Filips apo Eshli Kol. Madje kreu i FIFA-s Sep Blater ka theksuar se tifozët fajtor për këtë sjellje duhet të bëhen shembull për gjithë të tjerët. “Kjo skuadër duhet të zbres në fushë, por duke mos u shoqëruar nga prezenca e tifozerisë nëpër shkallët e stadiumit”- ka deklaruar Blater. Po ashtu ai ka bërë të ditur se provat e zbuluara nga kamerat televizive do t’i vinë në ndihmë këtij proçesi gjyqësor duke nxjerrë në pah faktin se gjyqtarët mund të kenë përgjegjësinë për të pezulluar ndeshjen. “Në Britani kemi parë me vëmendje video kamerat e pranishme nëpër fushat e blerta, ka shtuar Blater. E njëjta gjë do të ndodhi edhe gjatë takimeve ndërkombëtare. Ne duhet të identifikojmë sa më shumë raste të kësaj natyre dhe këtë do ta realizojmë me vënien në përdorim të teknologjisë. Do të ishte një preçedent i rrezikshëm nëse futbollistët do të vazhdojnë të qëndrojnë akoma në fushë sepse gjyqtarët nuk dinë t’i thonë ndal ndeshjes”.