E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogjani: Ja kush na dekonspironte aksionet pwr kapjen e tw kwrkuarve

20/12/2004  SHKODER - Për një vit janë përjashtuar nga policia e Shkodrës 29 policë. Njw pjesw e madhe e tyre, kanw rezultuar tw inkriminuar, madje dyshohet se edhe kanw dekonspiruar njw pjesw tw mirw tw aksioneve tw policisw, nw kapjen e personave tw rrezikshwm. Por nuk kanw pwrfunduar kwtu masat ndwshkimore. Drejtuesit e policisw sw Shkodrws, kanw marrw masa disiplinore edhe ndaj 153 policëve tw tjerw.

Sipas drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër, Asllan Dogjani, “në kuadër të punës për pastrimin e radhëve të policisë nga të inkriminuarit dhe të paaftët, si dhe për forcimin e disiplinës dhe respektimin e etikës nga punonjësit e policisë të roleve të ndryshme, në varësi nga shkeljet e konstatuara janë marrë disa masa, duke përjashtuar policë nga radhët e uniformave blu. Që të kemi sukses në aksione dhe të mos dekonspirohen aksionet e policisë, sidomos kur bëhet fjalë për kapjen e personave shumë të kërkuar, që disa herë kanë mundur t’i shmangen policisë, i kemi kushtuar një vëmendje më të madhe policëve që dyshonim”, deklaron Dogjani. Kështu, nga të përjashtuarit nga radhët e policisë, 8 janë roli i mesëm dhe i lartë, ndërsa 21 janë të rolit bazë. Prej tyre, 4 punonjës janë vendosur nën akuzën e kryerjes së krimit, 2 janë dënuar penalisht, 8 punojës policie janë përjashtuar nën motivacionin “abuzim me atributet e policisë dhe mirëbesimin e publikut”, 5 punonjës policie për “shkelje të betimit”, 5 punojës policie, pasi janë pranuar në punë në kundërshtim me kriteret e pranimit në punë të vendosur me ligje dhe 3 punonjës policie me motivacionin mosparaqitje në detyrë mbi 7 ditë pa shkaqe të arsyetuara. Ndërkohë që janë dhënë dhe 153 masa disiplinore punonjësve të policisë si vërejtje, ulje në detyrë, paralajmërime etj.

Që nga vitet 1992, drejtues të lartë të policisë së Qarkut Shkodër kishin shqetësim më vete dekonspirimet e aksioneve nga radhët e policisë. Sipas vetë deklarimeve të drejtuesve të ndryshëm, komisariati i Shkodrës ishte tepër problematik për sa u përket dekonspirimeve të aksioneve, ndaj dhe puna kryesore e drejtuesve ishte përqëndruar në pastrimin e radhëve të policisë nga të inkriminuarit pastaj në kapjen e kriminelëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›