Dollari 93.7 lekë, euro 125.5 lekë
21/12/2004 Dollari dhe euro arritën dje një rekord të ri në tregun e këmbimit. Zyrtarisht një dollar, sipas Bankës së Shqipërisë, dje këmbehej me 93.7 lekë, ndërsa një euro me 125.5 lekë. Këto janë kurset më të dobëta të këtyre monedhave. Dollari po e zbeh besimin e tij. Sipas të dhënave, të frikësuar nga ulja e mëtejshme, kursimet e shqiptarëve në dollarë po kthehen në lekë. Ekonomistët e qeverisë e quajnë këtë rritje të besimit ndaj lekut, megjithëse edhe Banka e Shqipërisë dhe vetë Qeveria pranon se kursi i këmbimit vitin tjetër duhet të jetë 110 lekë/dollar. Sidoqoftë, nga ulja e vlerës së dollarit, shqiptarët nuk përfitojnë ndonjë të mirë të madhe. Shumë pak tregti zhvillohet me dollarë. Rreth 80 për qind e importeve blihen me euro. Kështu ulja e vlerës së dollarit nuk ka ndonjë ndikim të madh në çmime.
Specialistët e justifikojnë uljen e vlerës së dollarit dhe euros me prurjet e valutës nga emigrantët. Edhe ky justifikim është pak i habitshëm për dollarin, pasi rreth 90 për qind e emigrantëve janë të vendosur në Itali e Greqi, të dyja vende të eurozonës. Në këto kushte, kursimet e emigrantëve janë në euro dhe jo në dollarë. Një gjë është e sigurtë, se një euro dhe dollar të dobët nuk e duan as Banka e Shqipërisë dhe as Qeveria. Por tregu po tregon se këto të dyja nuk janë të afta të monitorojnë dhe të drejtojnë kursin e këmbimit.