E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anelka, si një minierë

Talenti dhe nuhatja për gol nuk i lënë të ketë asnjë defekt, por dhuntia e vërtetë që e veçon Nicolas Anelkan është kapaciteti për t’i ndërruar qytetet. Në fakt, francezi prin në klasifikimin e publikuar nga ueb faqja Top Mercato, që i ka studiuar futbollistët me numrin më të madh të transferimeve milionëshe. Sulmuesi i Chelseas i ka lënë prapa yjet e kalibrit Cristiano Ronaldo, Kaka e Zidane, me 8 transferimet e tij, duke iu kushtuar ekipeve që e blenë plot 129 milionë euro.

Dëshironi ta rifreskoni memorien? Ja tetë ndërrimet e fanellave që e kanë përfshirë sulmuesin e njohur francez: nga PSG tek Arsenal për një milion euro. Nga Arsenal te Real Madrid për 37 milionë. Nga Real te PSG për 35. Pastaj u transferua te Liverpool si huazim për 1.5 milionë. 20 milionë të tjera i kushtoi Manchester Cityt. Pastaj për 5 milionë shkoi në Fenerbahçe, 10 të tjera për t’iu bashkuar Boltonit dhe 20 milionë për të përfunduar te Chelsea.

Top 11
1. Nicolas Anelka (31 vjeç / Chelsea) : 129 milionë/ 8 transferime / mesatarja 16,11 milionë;
2. Hernan Crespo (35 vjeç / Parma) : 121 milionë / 4 transferime/ mesatarja 30,25 milionë;
3. Zlatan Ibrahimovic (28 vjeç / Barça) : 117,8 milionë / 4 transferime / mesatarja 29,45 milionë;
4. Juan Sebastian Veron (35 vjeç / Estudiantes) : 117 milionë / 6 transferime / mesatarja 19,5 milionë;
5. Cristiano Ronaldo (25 vjeç / Real Madrid) : 111,5 milionë / 2 transferime / mesatarja 55,75 milionë;
6. Ronaldo (33 vjeç / Corinthians) : 101 milionë / 5 transferime/ mesatarja 20,2 milionë;
7. Robbie Keane (30 vjeç / Tottenham) : 97,7 milionë / 6 transferime / mesatarja 16,28 milionë;
8. Christian Vieri (37 vjeç) : 87,5 milionë / 4 transferime / mesatarja 21,875 milionë;
9. Zinedine Zidane (38 vjeç) : 84 milionë / 3 transferime / mesatarja 28 milionë;
10. Arjen Robben (26 vjeç / Bayern) : 82,3 milionë / 4 transferime / mesatarja 20,575 milionë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›