Lë futbollin për bankë

Me profesion është promotor financiar. Nga tash e tutje, ka vendosur që të koncentrohet në këtë karrierë. Por, hobi i tij, futbolli, e ka dërguar larg, deri në Botërorin e Afrikës së Jugut, me Zelandën e Re, duke i zhvilluar katër minuta në barazimin historik 1:1 ndaj Italisë.
Andy Barron, 29-vjeçari i ‘All Whites’, i cili ishte i vetmi futbollist amator në Afrikën e Jugut, vendosi t’i vërë këpucët në gozhdë përgjithmonë, duke e lënë kështu futbollin. Barron, në vitin 2008 ishte bërë profesionist duke luajtur për një periudhë të shkurtër në SHBA, por nuk kishte fat.
“Ishte gjithmonë në planin tim që të pensionohem pas Botërorit. Andaj, kam shkuar në Afrikën e Jugut duke e ditur se do të ishte rasti im i fundit. Kam menduar ta lë futbollin. Tek e fundit, këtë vit i mbush 30 vjet (më 24 dhjetor), kështu që më duket momenti më i mirë për t’i dhënë fund”, tha ai. – “Të luash në botëror është një ëndërr për çdokënd dhe të thuash se e kam arritur një gjë të tillë, është diçka enorme që do më mbetet në kokë përgjithmonë. Do t’ua them edhe nipërve të mi në të ardhmen. Ishte thjesht fantastike”, u shpreh Barron, i cili ka zhvilluar 12 ndeshje me Zelandën e Re, duke realizuar një gol.
Në evenimentin jugafrikan, Barron i ka shijuar vetëm minutat e fundit të përballjes me Italinë, por është rikthyer në shtëpi me një dhuratë: fanellën e Gianluca Zambrottës. “Në vërshëllimën e fundit isha afër tij, kështu që mendova t’ia kërkoj fanellën. Është një lojtar mjaft i mirë dhe ka pasur një karrierë brilante, kështu që m’u duk një fanellë e rëndësishme që ta kem. Nuk e dija nëse flet anglisht, kështu që thjesht i kam thënë: “Maglia?”. Ai më tha PO, dhe i shkëmbyem. Më pas i kam uruar fat në vazhdim të turneut dhe ai e bëri të njëjtën gjë”, vijoi Barron.
Barron është promotor financiar dhe mbikëqyrës i një portofoli investimesh që kap shifrën e 500 milionë eurove. Për të luajtur me Kombëtaren, i ka marrë 10 javë pushim në vitin 2009 dhe po aq këtë vit. Tash, ai dëshiron të koncentrohet në karrierën e tij të re. “Ua kam borxh punonjësve të mi, që ishin fantastikë pa mua”, shtoi ai.
Sa i përket familjes, gruaja e tij është Christine Tofts, djali i saj Rhyan. Me futbollin ka kryer punë seriozisht, përkundër insistimit të ekipit amator, Petone nga Wellington, qyteti i tij i lindjes, ku edhe ishte zhvilluar si futbollist. “Më kanë ftuar disa herë, por unë shkova vetëm për t’i parë ndeshjet e tyre”, përfundoi 29-vjeçari Barron.