“Hetime për vetëvarjen e 13-vjeçarit”

29/04/2005 Prokuroria Fier
FIER - Në organin e akuzës në Fier po hetohet mbi ndikimet e sekteve fetare te frekuentuesit e tyre. Aktualisht bëhet fjalë për njerëzit e “Jehovait“, aktiviteti i të cilëve shtrihet në zonën e Fierit dhe kryesisht në këtë vend ka opinione të shumta për ndikimet negative të këtij sekti te të miturit. Por, ndonëse ka nisur investigimi, zytarisht nuk jepet asnjë e dhënë mbi çështjen “Jehovai“, aq më pak për krerët e tij.
“Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier, ka nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur më 26 prill 2005, në fshatin Ndërnënas, mbi vetëvarjen e shtetasit Viron Dhani. Për këtë çështje po kryhen një sërë veprimesh hetimore për të përcaktuar shkakun, i cili ndikoi në vetëvrasjen e këtij shtetasi“, deklaroi kreprokurorja e Fierit, Marjeta Zaimi.
Ajo nuk jep asnjë koment në lidhje me hetimin për ndonjë sekt fetar, predikimet e të cilëve mendohet të jenë shkaktar i ngjarjeve të rënda të ndodhura në Qarkun e Fierit.
Vetëm brenda një kohe shumë të shkurtër në këtë qark kanë vetëvrarë veten dy fëmijë Alda Cene, 11 vjeçe, nga qyteti i Fierit dhe Viron Dhani, 13 vjeç, nga fshati Ndërnënas i komunës së Libofshës, Fier. Burimet nga të afërm të këtyre viktimave apo shokët e tyre të shkollës kanë treguar për shtypin se fëmijët merrnin rregullisht mësime nga sektet fetare, ai i Jehovait midis të cilave ata kishin mësuar mbi të mirat e botës së përtejme. Marrë shkasë nga të gjithë të dhënat e këtyre ngjarjeve të rënda, të cilat kanë tronditur opinionin fierak, mësohet se dy viktimat, me aktin e tyre kanë imituar mësimet e predikuara nga fetë dhe se vdekja e tyre nuk ka pasur asnjë shkak.