E Diel, 1 Nëntor 2026

Pëprlas për vdekje 50-vjeçarin

29/04/2005  Autori lagrohet nga vendngjarja

ELBASAN - Një aksident përgjatë rrugës Elbasan - Metalurgji i ka marrë jetën një 50-vjeçari nga lagja “Vullnetari i qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka noddhur rreth orës 20.30 të mbrëmjes së djeshme, kur Bedri Sala roje në një lavazh përgjatë autostradës ishte duke mbërritur në vendin e punës por është përfshirë nga një automjet i cili e ka përplasur për disa metra duke e hedhur në kanal. Drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtrësi nga vendi i ngjarjes dhe dëshmitarët e pak të ndikuar edhe nga errësira nuk kanë mundur të shohin më shumë se ngjyra e kuqe e automjetit.

Punëtorët kanë rendur të ndihmojnë të aksidentuarin i cili po jepte shenjat e fundit të jetës pasi përplasja kishte qënë fatale për të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›