Pranga për dy tutorë femrash
29/04/2005 Ishin dënuar me 15 vjet burg
FIER - Sipas burimeve zyrtare të policisë së Fierit, mësohet se janë prangosur shtetasit Ardian Ndoja, 29 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në fshatin Shtyllë, komuna Levan të Fierit dhe shtetasi Gazmend Sulko, 23 vjeç, nga fshati Lifaj i Lushnjës. Ndoja dhe Sulko ishin shpallur persona në kërkim që prej vitit 2001, pasi kishin konsumuar veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese të dy minoreneve. Për këtë ngjarje, gjykata e rrethit gjyqësor Fier në 2002, e ka dënuar Ardian Ndojën me 8 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale të trafikimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Edhe i ndaluari tjetër, Gazmend Sulko, 23 vjeç, i dënuar një herë më parë, ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e kishte dënuar me 7 vjet burg, për të njëjtën vepër penale.